Debat mes banorëve për cigaret dhe ushqimin - Big Brother Albania 7


Debat mes banorëve për cigaret dhe ushqimin -  Big Brother Albania 7 :
Duket se një nga shqetësimet kryesore të banorëve vazhdon të jetë “lufta” midis duhanpirësve dhe jo duhanpirësve . Një debat të cilit i rikthehen gjatë ditës. Ata janë mbledhur duke diskutuar mbi zgjidhjen e këtij problemi në mënyrë që të gjejnë zgjidhje për të balancuar nevojat e të dyja palëve.

Rigelsi hedh idenë se ata që nuk e pinë cigaren mund të porosisin dicka tjetër me të njejtën vlerë që kanë cigaret. Esterina ndërhyn duke thënë se do t’u hiqet vlera e cigareve personave që nuk e pinë. Në këtë debat marrin pjesë të gjithë , secili me arsyet dhe argumentat e veta. Sipas Esidës duhet të kishin konsumuar më shumë për fruta që i konsumojnë të gjithë dhe jo për ato lloj frutash që nuk i konsumon askush të cilat sipas saj, kanë ngelur ende të paprekura.

Daniela e nervozuar futet në temë duke kërkuar më shumë qumësht se atë e kosumojnë thuajse të gjithë. Ky lloj debati fillon të nervozojë një pjesë të mirë të banorëve të cilët fillojnë të flasin në të njëjtën kohë duke krijuar tension mes tyre. Adrijana ndërhyn për të qetësuar situatën duke iu lutur të flasin me rradhë pasi në këtë mënyrë nuk do të merren vesh njëri-tjetrin. Violeta tërhiqet duke bërë punë pasi nuk do të bëhet pjesë e këtij debati. Ky debat ndërpritet menjëherë pas lajmërimit nga Big Brother për ardhjen e furnizimit te ri.

Duket se ky lajm i qetësoi shumë shpejt banorët të cilët iu drejtuan magazinës për të tërhequr ushqimet.

Shperndje

Related Posts

Previous
Next Post »