Jona: Kam qenë e fejuar por ai nuk jeton më - Big Brother Albania 7

   Jona: Kam qenë e fejuar por ai nuk jeton më - Big Brother Albania 7
Jona dhe Arditi kanë nisur të rrëfejnë me njëri-tjetrin mbi hitoritë ë tyre jashtë shtëpise. Ajo i tregon Arditit se ka qenë ë fejuar më parë për tetë vjet. Arditi i’a kthen duke i shpjeguar se kjo është gjë ë mirë se tani që ndodhet këtu nuk është as e lidhur as e fejuar.

Ai i tregon Jonës se ka tre vjet që eshtë kthyer dhe nuk ka pasur asnjë lidhje këtu prej tre vjetësh. Kjo e habit paksa Jonën e cila e pyet se përse nuk është lidhur në këto vite, Arditi mundohet ta anashkalojë këtë temë duke i’u përgjigjur se nuk i del koha për të mbajtur një lidhje serioze, kjo për shkak të punës që ai merret.

Jona e kundështon me arsyetimin se Meridiani është një nga ata që bënë të njëjtën punë si ai dhe ka një mardhënie të gjatë. Arditi kërkon ti shmanget kësaj bisede duke e pyetur se përse ajo është ndarë me të fejuarin? Jona i përgjigjet se nuk është ndarë por ka ndodhur një aksident dhe ai ka vdekur. Arditi mundohet ta ngushëlloj.

Shperndje

Related Posts

Previous
Next Post »