Esida Jam Lesbike - Big Brother Albania 7

 Esida  Jam Lesbike - Big Brother Albania 7  :

 Disa prej banorëve janë mbledhur në një nga dhomat e shtpëpise për të biseduar. Mes tyre ka nisur një diskutim se përse tre vajzat janë ‘single’ brënda shtëpisë. Esida mundohet të vetëmbrohet duke thënë se kjo mund të vijë për shumë arsye, ndonjëra nga ne mund të ketë të dashurin ose burrin shumë xheloz ose mund të jetë edhe lesbike. ‘Une jam këtu në rolin e femrës, mund të jem edhe lesbike’ - shprehet ajo. Në këtë moment ndërhyn Rigelsi duke i thënë se ato janë ‘single’ sepse nuk i zgjodhi asnjëri dhe jo për faktin e burrave xhelozë apo se janë lesbike. Banorët e tjerë që duket se u pëlqeu kjo gjë, nisin të shpethejnë në ovacione duke qeshur dhe duartrokitur. Esida vazhdon të vetëmbrohet duke kundërshtuar Rigelsin se kjo që ai tha, mund të jetë e gjitha e gabuar. Juliana mundohet t'i vijë në ndihme pa shumë argumenta. E zënë disi në veshtirësi, Esida u thotë se është me të vertetë lesbike e nese ata duan prova ajo do t’ua tregojë. Kaq u desh që në shtëpi të përhapet lajmi e tashmë të gjithë banorët diskutojnë rreth kësaj teme.

Shperndje

Related Posts

Previous
Next Post »