Përse është mërzitur Juliana me Arditin?

Përse është mërzitur Juliana me Arditin?  Big Brother Albania 7 Live

2014-02-25 21:37

Juliana, Arditi dhe Meridiani kanë dalë në oborr për të pirë cigare. Meridiani nis të ngacmojë Julianën duke e pyetur se përse është e mërzitur me Arditin. Juliana ia kthen se nuk ka asgjë personale me të. Meridiani tenton serish me të njëjtën pyetje, por ajo refuzon të flasë. 

Arditi i kërkon t’i thotë se cila është arsyeja që është e mërzitur me të. Juliana vazhdon të pijë cigare, duke refuzuar për të disatën herë, t’i përgjigjet asaj pyetjeje. Meridiani, i cili nuk dorëzohet kaq lehte, vazhdon t'i mëshojë të njëjtës pyetje. Juliana, e nervozuar, i përgjigjet se e ka prej provës, të cilën do ta fitojë patjetër. Duket se Meridaini nuk e besoi aspak variantin e përgjigjes së saj, por vendos të heqë dorë duke e mbyllur si temë. 

Nderkohë, Arditi vazhdon të pyesë me insistim për të marrë vesh të vërtetën, por ajo mundohet ta anashkalojë. Meridiani, i cili duket se e ka kuptuar arsyen, refuzon t’i japë përgjigje Arditit duke i thënë se as ai nuk di gjë, duke i lënë të kuptojë se ndoshta në të vërtetë, arsyeja e saj është prova.

Shperndje

Related Posts

Previous
Next Post »