Valeri tregon për humbjen e të vëllait; Daniela: “Për një vit kam qenë në depresion”

Big Brother Albania 7 :  Banorët kalojnë minuta të tëra duke luajtur me njëri-tjetrin, ndërsa loja e cila duket se i pëlqen dhe i japin më tepër kohë, është loja me toponime. Të veçuar prej tyre vazhdojnë të qëndrojnë edhe Daniela dhe Valeri, të cilët diskutojnë për tema nga më të ndryshmet. Valeri është ai që tregon më tepër për veten dhe familjarët, ndër të cilat ai tregon edhe për një fatkeqësi që i ka ndodhur në jetë. Valeri thotë se ka pasur një vëlla 5 vjet më të madh se vetja, i cili nuk jeton më, pasi ka humbur jetën që në moshën 17-vjeçare. Valeri tregon se e ka përjetuar shumë keq humbjen e të vëllait, por ka mësuar se si të përballet dhe ta kalojë dhimbjen. Ai mendon se janë njerëzit e mirë ata të cilët ikin gjithmonë herët nga kjo jetë. “Njeriu dalëngadalë gjen rrugëdalje për të dalë në dritë dhe për të kaluar dhimbjen”, shprehet Valeri, ndërsa thekson se do të flasë në një moment tjetër më gjatë për këtë çështje. Duke marrë shkas nga kjo ngjarje, Daniela tregon për veten dhe një fatkeqësi që i ka ndodhur para ca kohësh. Ajo tregon se për një vit ka rënë në depresion dhe nuk lejonte që t’i qëndronte pranë askush. “Në atë moment lashë edhe laborantin”, tregon Daniela, e cila e ndërpret diskutimin sapo me ta bashkohet edhe Adriana. Të tre banorët vazhdojnë bisedën së bashku, ku i kërkojnë Adrianës që t’i tregojë për veten.

Shperndje

Related Posts

Previous
Next Post »