Prova dhe ngacmime Big Brother ALbania 7, Big Brother Albania 7 Live 2014-02-25 21:07
Banorët vazhdojnë të praktikohen duke bërë provën e kërcimit. Nevila i vjen në ndihmë Valerit duke e mësuar se si të lëvizë dhe të jetë i përqëndruar tek koreografia. Valeri, shumë i vëmendshëm ndaj fjalëve të saj, fillon ta ndjekë atë hap mbas hapi. Kjo gjë e gëzon shumë Nevilën e cila i jep një puthje në faqe atij duke e përgëzuar.
Në kuzhinë, Violeta dhe Arditi janë ulur për të ngrënë. Violeta ngrihet sërish për t'i shërbyer Arditit. Një veprim i tillë nuk i shpëton syve të Eraldit i cili fillon të ngacmojë Arditin se ka gjetur një “nuse’’ përsëmbari dhe me tradita. Arditi qesh, duke i puthur dorën Violetës, e cila reagon disi e habitur nga ky veprim i tij dhe mundohet t'i shmanget.
Arditi dhe Violeta nisin të flasin për jetët e tyre jashtë. Violeta flet për pasionin që ka për televizionin dhe modelingun, duke i treguar për eksperiencat e saj ne Itali. Duke marrë shkak nga kjo temë, Arditi e ngacmon duke e pyetur nëse ka luajtur ndonjë film 'me pullë të kuqe'. Violeta e zënë shumë ngushtë nga kjo pyetje të cilën nuk e priste, i përgjigjet shumë shpejt se nuk e ka bërë kurrë këtë. Ai qesh duke i thënë se po bënte shaka. Ndërkohë që Meridiani i bashkohet tavolinës ata ndërrojnë komplet temë.