![](https://blogger.googleusercontent.com/img/b/R29vZ2xl/AVvXsEhwPq6YxqTnyAwS9GWGPssroKS0kCFN4Iff_S4eie9_e0RbB_66zCCFBs7iZOxPRkUIWNq8jrn2naFf8xhVhIKMC4DtOxtMU3BOVcir3Kc4UWFDjQhJIBADBLxUlakxBjqGmgiFVjb7f1Me/s1600/prova-koshave-24.2..jpg)
Jona dhe Daniela, të cilat janë në pritje të sinjalit për sa i përket provës javore, vazhdojnë ende të bisedojnë me njëra-tjetrën dhe të komentojnë situata të ndryshme të ndodhura në shtëpi. Ato qeshin teksa kujtojnë sjellje të ndryshme të banorëve sidomos gjatë performimit të provës javore.
Pak minuta më vonë vajzat dëgjojnë sinjalin për provën javore dhe drejtohen menjëherë te koshat për ndarjen e mbeturinave. Ndërkohë, të gjithë banorët e tjerë janë duke fjetur gjumë.
Vajzat diskutojnë për sa i përket provës, nëse kanë arritur apo jo ta kryejnë me sukses dhe më vonë mësojnë se prova është arritur te kryhet me sukses.