Visualizzazione post con etichetta 7. Mostra tutti i post
Visualizzazione post con etichetta 7. Mostra tutti i post

Jona: “Nevila fiton Big Brother-in”, Valeri: “Nuk kemi ardhur këtu për bamirësi”


 Big Brother Albania 7 live


Ndërkohë që banorët e tjerë flenë gjumë, Valeri, Jona dhe Visari bisedojnë me njëri-tjetrin për banorët. Jona dëshiron që këtë javë të dalë një vajzë, ndërsa Visari dhe Valeri mendojnë se do ketë eliminim të dyfishtë.

Valeri flet për Meridianin, duke thënë se është bërë si dele. Ai thotë se Meridiani plotëson ditën duke u zënë me të, por flet vetëm budallaqe. Valeri komenton faktin se Arditi dhe Meridiani e quajnë motra. “Arditi trembet prej personave që kanë orientim tjetër seksual. I ka tmerr”, thotë Valeri. Ai tregon se këto shaka i bën edhe në shoqëri, por edhe nusja e tij është në dijeni. Visari mendon se Valeri e tepron ndonjëherë me lojërat e tij. Ai thotë se shpesh ka dyshuar tek seksualiteti i tij. Valeri thotë se nuk e ka aspak problem dhe të gjithë banorët le të dyshojnë. Ai shprehet shumë i bindur për dashurinë dhe besnikërinë që ka ndaj bashkëshortes së tij. Valeri vazhdon të flasë gjatë për Meridianin. Ai thotë se Meridiani luan lojë të pistë dhe manipulon. Visari thotë se Meridiani e mbivlerëson shumë veten, për të qenë në qendër të vëmendjes, por duket shumë i kompleksuar.

Duke folur për banorin që meriton fitoren, Valeri thotë se Arditi nuk e meriton, sepse është shumë negativ. Ai shprehet se më mirë t’ia japin Nevilës për bamirësi, sesa Arditit. Valeri thotë se Nevila ka zgjedhur atë mënyrë, për t’u shfaqur. Ai dyshon edhe tek Meridiani, se mund ta fitojë. Jona është 90 % e sigurt se do ta fitojë Nevila, kurse Arditi nuk ka shanse. Ajo tregon një ëndërr që ka parë, ku Big Brother-in e fiton Nevila. Valeri është kundër Jonës dhe thotë se Nevila nuk ka bërë asgjë, për të merituar fitoren. Jona komplimenton Nevilën, por përmend edhe faktin se e ka ndihmuar shumë historia e saj. Visari thotë se Big Brother-in e ka fituar një banor me karakter të fortë dhe jo nga historia e tij. Valeri është totalisht kundër dhe thotë se nuk kemi ardhur të bëjmë bamirësi dhe t’i lëmë Nevilën rrugën e lirë të fitojë.

Jona aludon se Visari dhe Nevila do kenë surprizë këtë javë, sepse nuk kanë pasur. Valeri ironizon Nevilën, e cila ka kërkuar surprizë. “I dhanë shkollën asaj, çfarë kërkon më tepër. Kërkon një post ministrie tani”, thotë Valeri për Nevilën.
Më pas banorët flenë të gjithë gjumë.

Banorët nuk dalin dot nga roli i personazhit BB7 live


Banori i radhës që u zgjua më dëshirë dhe plot hare , ishte Valeri i cili pasi dëgjoi këngën në sfond, kërkoi me njëherë t’i ngrenë volumin për ta shijuar në maksimum. Pasi rregulloi krevatin e tij, ai doli në oborr ku ishin edhe banorët e tjerë, duke nisur menjëherë nga ngacmimet me njëri-tjetrin.

Nga ana tjetër, Visari gjithashtu u zgjua dhe shkoi në kuzhinë, ku së bashku me Enkelejdin, pasi provoi kekun që ai kishte gatuar , ata dolën oborr dhe në nisën të përsërisin skenarin, duke u futur menjëherë në rol dhe duke marrë rreze. Ndërkohë në sfond luhej kolona zanore e komedisë, të cilën banorët e këndonin të gjithë, duke shtuar herë pas herë batuta të shkëputura nga roli i tyre.

Violeta preket: ‘Me mungon familja dhe shoqja ime’

Violeta preket: ‘Me mungon familja dhe shoqja ime’
Big Brother Albania 7
2014-02-25 21:41

Violeta, e ulur në divan sëbashku me Matildën, tregon se i mungon shumë familja e saj. Ajo shton se ka një shoqe shume të mirë nga Berati, të cilën e ka si motër, pasi ajo është rritur vetëm dhe ky fakt e ka bërë të afrohet shumë me shoqet e saj. Duke qarë, ajo i tregon Matildës se nuk arriti ta takonte, përpara se të hynte në Big Brother.

Ajo kujton, se vetëm folën në telefon pak përpara, por nuk arritën të përshëndeteshin për shkak të baterisë që i ra dhe për këtë i vjen shumë keq, pasi për të është tamam si një motër, me të cilën është mjaft e lidhur dhe po shpreson shumë që në një nga netët e spektaklit të vijë dhe ta takojë

Përse është mërzitur Juliana me Arditin?

Përse është mërzitur Juliana me Arditin?  Big Brother Albania 7 Live

2014-02-25 21:37

Juliana, Arditi dhe Meridiani kanë dalë në oborr për të pirë cigare. Meridiani nis të ngacmojë Julianën duke e pyetur se përse është e mërzitur me Arditin. Juliana ia kthen se nuk ka asgjë personale me të. Meridiani tenton serish me të njëjtën pyetje, por ajo refuzon të flasë. 

Arditi i kërkon t’i thotë se cila është arsyeja që është e mërzitur me të. Juliana vazhdon të pijë cigare, duke refuzuar për të disatën herë, t’i përgjigjet asaj pyetjeje. Meridiani, i cili nuk dorëzohet kaq lehte, vazhdon t'i mëshojë të njëjtës pyetje. Juliana, e nervozuar, i përgjigjet se e ka prej provës, të cilën do ta fitojë patjetër. Duket se Meridaini nuk e besoi aspak variantin e përgjigjes së saj, por vendos të heqë dorë duke e mbyllur si temë. 

Nderkohë, Arditi vazhdon të pyesë me insistim për të marrë vesh të vërtetën, por ajo mundohet ta anashkalojë. Meridiani, i cili duket se e ka kuptuar arsyen, refuzon t’i japë përgjigje Arditit duke i thënë se as ai nuk di gjë, duke i lënë të kuptojë se ndoshta në të vërtetë, arsyeja e saj është prova.

Prova dhe ngacmime Big Brother ALbania 7

Prova dhe ngacmime Big Brother ALbania 7, Big Brother Albania 7 Live  2014-02-25 21:07

Banorët vazhdojnë të praktikohen duke bërë provën e kërcimit. Nevila i vjen në ndihmë Valerit duke e mësuar se si të lëvizë dhe të jetë i përqëndruar tek koreografia. Valeri, shumë i vëmendshëm ndaj fjalëve të saj, fillon ta ndjekë atë hap mbas hapi. Kjo gjë e gëzon shumë Nevilën e cila i jep një puthje në faqe atij duke e përgëzuar. 

Në kuzhinë, Violeta dhe Arditi janë ulur për të ngrënë. Violeta ngrihet sërish për t'i shërbyer Arditit. Një veprim i tillë nuk i shpëton syve të Eraldit i cili fillon të ngacmojë Arditin se ka gjetur një “nuse’’ përsëmbari dhe me tradita. Arditi qesh, duke i puthur dorën Violetës, e cila reagon disi e habitur nga ky veprim i tij dhe mundohet t'i shmanget. 

Arditi dhe Violeta nisin të flasin për jetët e tyre jashtë. Violeta flet për pasionin që ka për televizionin dhe modelingun, duke i treguar për eksperiencat e saj ne Itali. Duke marrë shkak nga kjo temë, Arditi e ngacmon duke e pyetur nëse ka luajtur ndonjë film 'me pullë të kuqe'. Violeta e zënë shumë ngushtë nga kjo pyetje të cilën nuk e priste, i përgjigjet shumë shpejt se nuk e ka bërë kurrë këtë. Ai qesh duke i thënë se po bënte shaka. Ndërkohë që Meridiani i bashkohet tavolinës ata ndërrojnë komplet temë. 

Rigelsi flet për shkaqet e divorcit: ‘Nuk do të marr një femër që mami im s'e do

Rigelsi flet për shkaqet e divorcit: ‘Nuk do të marr një femër që mami im s'e do Big Brother Albania 7, Big Brother Albania 7 live

2014-02-25 19:50


Rigelsi në dhomën e gjumit flet për ish gruan e tij dhe marrëdhëniet jo të mira me të, që e çuan deri në ndarje. Sipas tij, një nga shkaqet, veç të tjerash, ishte se e ëma e tij nuk e pëlqeu që në fillim, duke shtuar edhe faktin se ajo ngeli shtatëzënë, çka i vështirësoi edhe më shumë marredhëniet mes tyre. Kjo, për faktin se për disa vite, ata jetuan sëbashku në shtëpinë e prindërve të tij.

Jona ndërhyn duke i thënë ‘e paske nderuar mamin duke e dëgjuar atë për çdo gjë’. 'Nuk do të marr një femër që mami im s'e do’ - i përgjigjet Rigelsi. Eraldi i vjen në ndihmë Rigelsit duke pyetur Jonën se çfare do të bëntë ajo nëse e ëma e tij nuk do e donte edhe nëse do të ishin bashkë prej vitesh. Jona e hutuar disi i përgjigjet: Jo, nuk do të qëndroja në një shtëpi me ta, nëse vjehrra nuk do të më pëlqente’. 

Rigelsi ndërhyn sërish, duke shtuar se për atë, më e rëndesishme se gjithçka, është djali i tij. Nuk do të donte që djali i tij, të bënte jetën që ka bërë ai, pasi për të ka qenë e vështirë. Biseda rreshket në tema më delikate, si posesiviteti, që duket se ka Rigelsi, kjo për shkak të jetës së vështirë që ai ka bërë. Rigelsi kundërshton, se pavarësisht kësaj ai kurrë nuk ka prekur një femër me dorë. Në ketë pikë të bisedës, Eraldi i bën një pyetje të drejtëpërdrejtë Rigelsit: ‘A e ke rrahur apo e ke shtyre ti gruan ndonjëherë?’ Rigelsi përgjigjet se ka ndodhur vetëm ta ketë shtyrë dhe t'i ketë thënë ‘të mbyllë gojën’. 'Për ta vendosur në kontroll, por jo për ta lënduar' - shpjegon ai. 

Eraldi kërkon me ngulm të nxjerrë më shumë nga kjo bisedë, duke i sjellë shembuj, se përse mund të ndodhnin të tilla situata mes një cifti. ‘Një nga ato, mund të jetë edhe ngrohtësia që ajo nuk të jepte kur ti ktheheshe në shtëpi?!’ - e pyet ai, disi me tendencë. Rigelsi aprovon duke shtuar se ‘ajo nuk gatuante dhe të bënte punë si gjithë femrat’. 'Veç kësaj ajo donte të përfitonte nga unë për shkak të dokumentave'. Sipas tij, të gjitha këto probleme, sollën edhe ndarjen me të. 

Juliana, Ardijana dhe Esida do të drejtojnë provën e javës

Juliana, Ardijana dhe Esida do të drejtojnë provën e javës Big Brother Albania 7, Big Brother Albania 7 Live   2014-02-25 18:59

Banorët janë shpërndarë nëpër shtëpi duke biseduar e bërë thashetheme mes tyre, për ato që kanë ndodhur gjatë ditës së sotme. Në një moment aty vjen Esida me një zarf në dorë. Vëllai i Madh këtë herë ka vendosur që për provë jave, banorët do të mësojnë që të kërcejnë. Tre vajzat që janë tek, Juliana, Esida dhe Ardijana, do të menaxhojnë provën. 

Duke filluar nga sot, katër nga çiftet, do të mësojnë “Blurred lines”, “Kiss Kiss” dhe “Danza Kuturo”. Ndërsa tre nga çiftet e tjera do të mësojnë “Ai se te pego”, “Gentleman” dhe “Waka Waka”. Prova do të zhvillohet çdo ditë, duke filluar nga sot deri të enjten paradite, ku oraret e provave do t’i zgjedhin vetë banorët. Ndërsa të enjten në mbrëmje do të zhvillohet konkurrimi i çifteve. Nga dy grupet do të dalë nga një çift fitues të cilët do të kërcejnë në provën finale, gjatë spektaklit. Çiftet fituese do t’i përcaktojnë vetë tri vajzat.
Tre vajzat do të menaxhojnë provën duke kërcyer me djemtë, në mënyrë që vajzat të bëhen xheloze dhe në këtë mënyrë ato do të realizojnë misionin e tyre. 

Pasi marrin udhëzimet përkatëse se si do të zhvillohet kjo provë, banorët fillojnë të pyesin Esidën për sqarime dhe kështu në shtëpi nisin diskutimet.

Juliana sqarohet me Meridianin, por më pas qan BBA7


Juliana sqarohet me Meridianin, por më pas qan Big Brother Albania 7, Big Brother Albania 7 Live    2014-02-25 16:36


Juliana, gjatë kohës që banorët po hanin drekë, çohet nga tavolina dhe duke dalë jashtë u thotë banorëve “ju bëftë mirë!”. Në atë moment Meridiani i përgjigjet “hajt udha e mbarë të qoftë edhe ty”. Juliana mërzitet për këtë shprehje dhe këtë e diskuton më pas me banorët e tjerë. Pasi mbarojnë se ngrëni ajo i kërkon Meridianit që të sqarohen. 



Juliana e mërzitur pyet Meridianin “ke ndonjë gjë më mua se më fole ashtu pak më parë?”. Meridiani e sqaron duke i thënë se ai atë që ka pasur ia ka thënë në sy dhe për këtë ajo duhet t’ia dijë për ndër. Kështu ata sqarohen, por Juliana vazhdon që të jetë e mërzitur.

Pak më vonë Juliana ngjitet në dhomën e gjumit dhe fillon që të qajë. Nevila dhe Valeri e shohin dhe shkojnë pranë saj duke u munduar që ta qetësojnë. Të dy e përkrahin duke i thënë se ajo nuk ka pse të qajë sepse kështu u jep shkak të tjerëve që ta sulmojnë më vonë në pikat e saj më të dobëta. Për disa minuta ata qëndrojnë në dhomën e gjumit. Juliana u thotë se është mërzitur me mënyrën e të folurit të disa prej banorëve dhe për të shfryrë mërzitjen e saj, ka nevojë që edhe të qajë. Valeri e këshillon vazhdimisht duke i thënë se ajo nuk duhet të mërzitet me asnjë njeri dhe me asgjë, por të shijojë aventurën që ajo ka nisur.

Permbledhja Ditore 24/02/2014 Big Brother ALbania 7 Live

Permbledhja Ditore 24/02/2014  Big Brother ALbania 7, Big Brother Albania 7 live


Permbledhja Ditore  Pjesa 1






Permbledhja Ditore  Pjesa 2




Permbledhja Ditore  Pjesa  3 


Ngacmojnë njëri-tjetrin për partnerët në lojë Big Brother ALbania 7

Ngacmojnë njëri-tjetrin për partnerët në lojë Big Brother ALbania 7

Tingujt e muzikës në sfond i shoqërojnë banorët e shtëpisë sonë gjatë gjithë kohës.
Shumica prej tyre kanë dalë në kopsht për të marrë rreze dielli, ndërsa bisedojnë dhe argëtohen së bashku.
Pjesa tjetër është duke u marrë me higjienën vetjake, ndërsa disa prej tyre ndodhen në kuzhinë duke gatuar apo duke u marrë me pastrimin.

Arditi dhe Violeta shkëmbejnë një bisedë të këndshme mes tyre, duke qenë se ata e trajtojnë njëri-tjetrin si burrë e grua gjatë gjithë kohës, në kuadër të lojës së partneritetit të vendosur nga Vëllai i Madh për ta.
Arditi tregon gjithmonë shenja “xhelozie” kundrejt saj, duke e trajtuar njësoj si bashkëshorte të vërtetë. Ndërsa Violeta bën sikur ankohet se nuk ka pasur kujdes të mjaftueshëm prej tij.

Ndërkohë, pjesa tjetër e banorëve, janë duke bërë shaka me njëri-tjetrin e duke qeshur së bashku, duke shijuar rrezet e ngrohta të diellit.
Banorët fillojnë të bëjnë shaka dhe të ngacmojnë njëri-tjetrin për sa i përket partnerëve të tyre në lojë dhe duke pyetur se si po kalojnë me njëri-tjetrin.

Ata çohen herë pas here dhe kërcejnë duke u argëtuar me njëri-tjetrin nën tingujt muzikorë.