Të ndarë në grupe, flasin për veten : Big Brother Albania 7 Live

Të ndarë në grupe, flasin për veten : Big Brother Albania 7 Live :
 Duket se banorët kanë filluar të grupohen që tani në grupe më të vogla dhe të fillojnë të njohin njëri-tjetrin më hollësisht.
Ndërkohë që Riglesi dhe Jona janë duke biseduar me njëri-tjetrin, teksa Rigelsi tregon për veten dhe peripecitë e tij në jetë, me ta bashkohet edhe Mikela dhe Meridiani, të cilët e pyesin Rigelsin mbi jetën në SHBA dhe punën që ka bërë atje. Ai tregon se ka bërë një shumëllojshmëri punësh si edhe mbi vështirësitë që ka hasur familja e tij për shkak të gjendjes jo të mirë ekonomike. “Jam pak më i pjekur sesa duhet të isha, pasi kam një djalë”, tregon Rigelsi për veten.
Në bisedë marrin pjesë edhe banorët e tjerë, duke folur për shtetet e ndryshme të SHBA-së dhe informacionin që kanë për jetën që bëjnë shqiptarët atje.

Në anën tjetër është duke u bërë një bisedë mes Enkelejdit dhe Esterinës. Ata tregojnë për eksperiencat e tyre në jetë dhe arritjet që kanë pasur. Enkelejdi tregon me mburrje për të vëllanë, i cili është një futbollist shumë i mirë në një skuadër greke, sipas tij. Ndërsa për veten thotë se ka bërë punë të ndryshme, ndër të cilat edhe si dixhej në klubet e natës në Peuxhia, ndërsa së fundmi është diplomuar për shkollën e kinemasë dhe të teatrit. Ai tregon se ka qenë aktor në një film në televizion dhe një tjetër në kinema.
Esterina tregon për veten, arritjet dhe çmimet e saj në fushën e modës edhe jashtë kufijve të Shqipërisë. Ajo thotë se i janë plotësuar të gjitha dëshirat dhe kërkesat e saj në jetë.
Bisedat e tyre vazhdojnë për minuta të tëra, duke tentuar të njohin më mirë-njëri-tjetrin.

Shperndje

Related Posts

Previous
Next Post »