Daniela 28 vjec Banore Big Brother Albania 7 : Eshtë nga Elbasani, por ka jetuar për 16 vjet në Greqi. Ka studiuar për laborante dentare dhe së fundmi studion edhe për juridik. Familja e saj vazhdon të jetojë ende në Greqi. Familja është një pikë mbështetjeje në çdo hap të jetës së saj. Pasditet i kalon me miqtë, duke pirë një gotë verë, duke shkuar në kinema apo në teatër. Makina i është kthyer në një pasion më vete. Jo vetëm që i shërben si mjet për të lëvizur, por edhe sa herë që ndihet bosh, bën një xhiro me makinë. Për të, kthimi në Shqipëri ka qenë pak i vështirë, por tani është përshtatur më së miri. Të njëjtën gjë shpreson të bëjë edhe brenda shtëpisë së Big Brother Albania 7.