Juliana, Ardijana dhe Esida do të drejtojnë provën e javës Big Brother Albania 7, Big Brother Albania 7 Live 2014-02-25 18:59
Banorët janë shpërndarë nëpër shtëpi duke biseduar e bërë thashetheme mes tyre, për ato që kanë ndodhur gjatë ditës së sotme. Në një moment aty vjen Esida me një zarf në dorë. Vëllai i Madh këtë herë ka vendosur që për provë jave, banorët do të mësojnë që të kërcejnë. Tre vajzat që janë tek, Juliana, Esida dhe Ardijana, do të menaxhojnë provën.
Duke filluar nga sot, katër nga çiftet, do të mësojnë “Blurred lines”, “Kiss Kiss” dhe “Danza Kuturo”. Ndërsa tre nga çiftet e tjera do të mësojnë “Ai se te pego”, “Gentleman” dhe “Waka Waka”. Prova do të zhvillohet çdo ditë, duke filluar nga sot deri të enjten paradite, ku oraret e provave do t’i zgjedhin vetë banorët. Ndërsa të enjten në mbrëmje do të zhvillohet konkurrimi i çifteve. Nga dy grupet do të dalë nga një çift fitues të cilët do të kërcejnë në provën finale, gjatë spektaklit. Çiftet fituese do t’i përcaktojnë vetë tri vajzat.
Tre vajzat do të menaxhojnë provën duke kërcyer me djemtë, në mënyrë që vajzat të bëhen xheloze dhe në këtë mënyrë ato do të realizojnë misionin e tyre.
Pasi marrin udhëzimet përkatëse se si do të zhvillohet kjo provë, banorët fillojnë të pyesin Esidën për sqarime dhe kështu në shtëpi nisin diskutimet.