Daniela këshillon Eraldin për afrimitetin me Esidën; Esterina: “S’ka faj Esida, por Eraldi”

Daniela këshillon Eraldin për afrimitetin me Esidën; Esterina: “S’ka faj Esida, por Eraldi” : Big  Brother Albania 7, Big brother Albania 7 Live :  

Në dhomën e gjumit ku është duke fjetur Esida dhe Eraldi, shkon Juliana, e cila pa dashje i zgjon banorët.
I pari që shkon në dhomën e ndenjes është Eraldi. Sapo hyn në dhomën e ndenjes, Daniela i bën të ditur se afrimiteti i tij me Esidën mund ta penalizojë atë dhe Esterinën, partneren e tij në lojë. Ajo gjithashtu i shpreh dyshimet që ka për Esidën, e cila mund ta ketë qëllim të lojës apo detyrë nga Vëllai i Madh afrimitetin me të. Në momentin që është duke e këshilluar, aty shkon Esida dhe banorët ndërrojnë temë diskutimi, duke vazhduar bisedën e duke folur për tema të ndryshme. 

Pasi largohet Eraldi, vajzat vazhdojnë diskutimin me Esidën, ndërsa ajo i tregon për veten dhe dy diplomat e saj si edhe eksperiencën e saj në një vend pune si asistente avokate.

Sapo largohet Esida, vajzat fillojnë menjëherë të flasin për të dhe lojën që po mundohet të bëjë, duke përfshirë edhe Eraldin. “Unë si vë faj kësaj, por Eraldit, pasi penalizohem edhe unë për faj të tij”, shprehet Esterina. Ndërsa Mikela dhe Daniela mendojnë se kur je brenda në shtëpinë e Big Brother përfshihesh aq shuam në lojë, saqë harron planet që kishe ndërtuar më parë. 

Shperndje

Related Posts

Previous
Next Post »