Ngacmojnë njëri-tjetrin për partnerët në lojë Big Brother ALbania 7

Ngacmojnë njëri-tjetrin për partnerët në lojë Big Brother ALbania 7

Tingujt e muzikës në sfond i shoqërojnë banorët e shtëpisë sonë gjatë gjithë kohës.
Shumica prej tyre kanë dalë në kopsht për të marrë rreze dielli, ndërsa bisedojnë dhe argëtohen së bashku.
Pjesa tjetër është duke u marrë me higjienën vetjake, ndërsa disa prej tyre ndodhen në kuzhinë duke gatuar apo duke u marrë me pastrimin.

Arditi dhe Violeta shkëmbejnë një bisedë të këndshme mes tyre, duke qenë se ata e trajtojnë njëri-tjetrin si burrë e grua gjatë gjithë kohës, në kuadër të lojës së partneritetit të vendosur nga Vëllai i Madh për ta.
Arditi tregon gjithmonë shenja “xhelozie” kundrejt saj, duke e trajtuar njësoj si bashkëshorte të vërtetë. Ndërsa Violeta bën sikur ankohet se nuk ka pasur kujdes të mjaftueshëm prej tij.

Ndërkohë, pjesa tjetër e banorëve, janë duke bërë shaka me njëri-tjetrin e duke qeshur së bashku, duke shijuar rrezet e ngrohta të diellit.
Banorët fillojnë të bëjnë shaka dhe të ngacmojnë njëri-tjetrin për sa i përket partnerëve të tyre në lojë dhe duke pyetur se si po kalojnë me njëri-tjetrin.

Ata çohen herë pas here dhe kërcejnë duke u argëtuar me njëri-tjetrin nën tingujt muzikorë.

Shperndje

Related Posts

Previous
Next Post »