Juliana sqarohet me Meridianin, por më pas qan BBA7


Juliana sqarohet me Meridianin, por më pas qan Big Brother Albania 7, Big Brother Albania 7 Live    2014-02-25 16:36


Juliana, gjatë kohës që banorët po hanin drekë, çohet nga tavolina dhe duke dalë jashtë u thotë banorëve “ju bëftë mirë!”. Në atë moment Meridiani i përgjigjet “hajt udha e mbarë të qoftë edhe ty”. Juliana mërzitet për këtë shprehje dhe këtë e diskuton më pas me banorët e tjerë. Pasi mbarojnë se ngrëni ajo i kërkon Meridianit që të sqarohen. 



Juliana e mërzitur pyet Meridianin “ke ndonjë gjë më mua se më fole ashtu pak më parë?”. Meridiani e sqaron duke i thënë se ai atë që ka pasur ia ka thënë në sy dhe për këtë ajo duhet t’ia dijë për ndër. Kështu ata sqarohen, por Juliana vazhdon që të jetë e mërzitur.

Pak më vonë Juliana ngjitet në dhomën e gjumit dhe fillon që të qajë. Nevila dhe Valeri e shohin dhe shkojnë pranë saj duke u munduar që ta qetësojnë. Të dy e përkrahin duke i thënë se ajo nuk ka pse të qajë sepse kështu u jep shkak të tjerëve që ta sulmojnë më vonë në pikat e saj më të dobëta. Për disa minuta ata qëndrojnë në dhomën e gjumit. Juliana u thotë se është mërzitur me mënyrën e të folurit të disa prej banorëve dhe për të shfryrë mërzitjen e saj, ka nevojë që edhe të qajë. Valeri e këshillon vazhdimisht duke i thënë se ajo nuk duhet të mërzitet me asnjë njeri dhe me asgjë, por të shijojë aventurën që ajo ka nisur.

Shperndje

Related Posts

Previous
Next Post »