Komunikum Per Banoret për ndarjen e mbeturinave : Big brother Albania 7

Komunikum Per Banoret për ndarjen e mbeturinave : Big brother Albania 7
Big Brother u komunikon banorëve nëpërmjet një zarfi rëndësinë e ndarjes së mbeturinave të diferencuara në koshat përkatës që ndodhen në shtëpi, duke iu kujtuar atyre penalizmin në rast të mos respektimit të kësaj rregullore. Gjatë këtij komunikimi iu bë e ditur rregullorja përkatëse e cila ndodhet në shtëpi lidhur me ndarjen e mbeturinave sipas lëndëve përkatëse. Kjo rregullore përcakton se mbeturinat e ndara sipas lëndëve përkatese duhet të largohen prej tyre cdo ditë nga kuzhina në koshat përkatës që ndodhen në oborr brenda një kohe të limituar e cila do të sinjalizohet nëpermjet një ‘gongu’, që do të përcaktojë edhe kohën e veprimit. Nëse brenda këtij harku kohor ata nuk do të kenë vepruar, atëhere do të penalizohen duke iu hequr dy vakte të ditës.

Shperndje

Related Posts

Previous
Next Post »