Një edhe nga një fillojnë të zgjohen të gjithë banorët e shtëpisë së Big Brother, të cilët fillojnë të merren me higjienën personale dhe punët rutinë të mëngjesit, ndërkohë që shkëmbejnë biseda dhe shaka me njëri-tjetrin.
Vëllai i Madh është kujdesur për t’i vendosur muzikën në sfond, në mënyrë që t’ua zbukurojë edhe më shumë ditën që në orët e para të saj.
Ardiana dhe Esida fillojnë të bëjnë thashetheme teksa rrinë afër njëra-tjetrës në dhomën e ndenjes për sa i përket debatit që është zhvilluar gjatë natës mes Eraldit dhe Esterinës.
Ajo ia tregon me detaje të gjitha veprimet e Esterinës, duke e konsideruar të shëmtuar sjelljen e saj në momentin që ajo shkoi në dhomë dhe e zgjoi nga gjumi Eraldin, duke i kërkuar të mos flinte me Esidën.
Esida e konsideron si pjesë të lojës dhe planit të tyre për të përçarë çiftet afrimitetin që po mundohet të krijojë me Eraldin.
Ajo thotë se tanimë i kanë mbetur vetëm dy çifte për të përçarë dhe ata janë vetëm Meridiani-Mikela dhe Nevila-Valeri.
Të dyja vajzat qeshin me të madhe teksa thurin plane për mënyrën se si mund të arrijnë t’i përçajnë çiftet.
Ndërsa banorët e tjerë, grumbullohen në dhomën e ndenjes më vonë dhe fillojnë të bëjnë shaka me njëri-tjetrin dhe të shkëmbejnë batuta mes tyre.
Matilda ankohet se është e lodhur dhe se i flihet gjumë, pasi ndryshe nga të tjerët, ka qenë e detyruar të rrijë zgjuar për shkak të provës javore.