Ndërkohë që të shtëpi ka mbërritur çifti i radhës. Ata janë Fatjoni dhe Daniela të cilët tashmë ndodhen në dhomën e rrëfimit. Ashtu si ndodhi edhe me çiftin e parë edhe atyre u kërkohet që të heqin maskat. Tashmë ata kanë mundësinë që të komunikojnë. Arbana i pyet se çfarë mendojnë për njëri-tjetrin, por të dy shprehen se presin që të njihen në vazhdim. Kështu ata ftohen që të shohin në monitorin që ndodhet aty, të ndjekin klipet.
Fillimisht shfaqet klipi që ka të bejë me Danielën dhe më pas jepet klipi i Fatjonit. Gjatë klipit Fatjoni përmend çmimin e madh dhe Arbana konfirmon se edhe këtë vit çmimi i madh do të jetë 100 milionë lekë.
Më pas çifti bashkohet me banorët e tjerë në dhomën e ndenjes me fytyra të mbuluara dhe duke moskomunikuar me askënd.