Big Brother Albania 7 Kete vit loja behet ne çift

Big Brother Albania 7 :  Ardjana, Juljana dhe Ersida konfirmohen si banoret e para.

Loja nis në një mënyrë krejt të veçantë. Gjatë kohës që banorët festonin, djemve u janë ofruar disa gogla me numra. Arbana u kërkon djemve që të veçohen nga vajzat dhe të zbulojnë numrat që ata kanë përzgjedhur. Pasi zbulojnë numrat ata vendosen në rresht nga numri më i vogël. Kështu nga njëshi deri te teta, Arbana u kërkon djemve që të zgjedhin nga një cilësi, mes atyre të afishuara në ekran, pasi pas çdo cilësie fshihet një vajzë.

Në këtë mënyrë djemtë zgjedhin dhe banorët ndahen në 8 çifte. Ndërkohë që tre nga vajzat mbeten pa u zgjedhur. Çiftet do të konsiderohen si një banor i vetëm dhe nderkohë që loja e tyre do të varet nga njëri-tjetri.

Identiteti i tyre nuk është zbuluar akoma. Ata vazhdojnë që të qëndrojnë me maska përballë njëri-tjetrit. Ndërkohë që tre nga vajzat janë banoret e para te këtij edicioni. Ato janë Ardjana, Juljana dhe Ersida.

Shperndje

Related Posts

Previous
Next Post »