Japin mendime rreth afrimitetit mes Esidës dhe Eraldit


Japin mendime rreth afrimitetit mes Esidës dhe Eraldit  Big Brother ALbania 7 :


 Biseda mes katër banorëve vazhdon për disa minuta me radhë, ku pasi kanë përfunduar së treguari historitë e tyre personale, ata kërkojnë të dinë se tek cili prej banorëve kanë arritur të krijojnë më shumë besim deri në momentin që flasin. Nevila e pyet Fatjonin se çfarë di ai për të me kaq sa ka arritur ta njohë. Ndërsa Fatjoni i tregon ato pak informacione që di për të. Ndërsa Nevila i bën të qartë se secili prej banorëve në fillim mund të jetë paraqitur i sinqertë, por me kalimin kohës do të hyjë në mes loja dhe mënyra se si do të luajnë për të bërë të mundur një qëndrim sa më të gjatë të tyre në shtëpi dhe nuk mund të kenë më kaq shumë besim tek njëri-tjetri.

Më pas ata fillojnë të diskutojnë për afrimitetin e Esidës dhe Eraldit. Juliana i pyet banorët të thonë se çmendim kanë për ta dhe nëse ka diçka mes tyre apo jo. “Mes tyre ka ndodhur ose do të ndodhë diçka”, shprehet Nevila teksa tregon se i ka parë që i gjuanin njëri-tjetrit të mbështjellë me jorgan, duke treguar shuam afrimitet mes tyre. Ajo tregon se është larguar nga dhoma e tyre për t’i lënë më të qetë, në mënyrë që të mos ndikohen nga prezenca e ndonjë banori tjetër.

Fatjoni mendon se mes tyre nuk ka asgjë, ndërsa Rigelsi ka dyshime të forta se mes tyre po krijohet një lidhje. “Eraldi ka filluar me të gjitha dhe do të shikojë se kush është më e lehtë për ta kapur”, shprehet Rigelsi.
Juliana shpreh mendimin e saj dhe mendon se Eraldi ka hyrë në Big Brother duke pasur parasysh edicionet e kaluara dhe me bindjen se mund ta krijojë një lidhje për ta përdorur për të qëndruar sa më gjatë në shtëpi.

Shperndje

Related Posts

Previous
Next Post »