Juliana tregon për jetën e saj, divorcin e prindërve dhe ndarjen nga i dashuri

Juliana tregon për jetën e saj, divorcin e prindërve dhe ndarjen nga i dashuri Big Brother ALbania 7 :
Katër banorët të cilët janë të ngarkuar me detyrën për ta gdhirë natën në pritje të “Fantazmës”, ulën në dhomën e ndenjes e fillojnë të bisedojnë me njëri-tjetrin për biseda të përgjithshme.
Më vonë ata pyesin Julianën për jetën e saj dhe punët që ka bërë kur ka qenë në Shqipëri. Juliani i tregon se ka vetëm 6 muaj që jeton në Shqipëri dhe se ka jetuar në Itali, aty ku jetojnë aktualisht edhe prindërit. Ajo tregon se më parë ka pasur një parukeri të vetën, por e ka mbyllur duke qenë se ishte e pakënaqur me të ardhurat.
Juliana tregon se prindërit i ka të divorcuar, por janë ata që e ndihmojnë me të ardhura monetare tani që është pa punë. Ajo tregon se me të atin takohet shumë rrallë, pasi nuk përputhet dot me karakterin dhe mentalitetin e tij, por me të ëmën është shumë e lidhur.

Ajo i kërkon banorëve që të mos i bëjnë më pyetje pasi nuk ndihet mirë kur flet për familjen. Ajo tregon se prindërit e saj duhet të ishin ndarë kohë më parë, por për shkak të rrethanave, nuk mundeshin. Gjithashtu Juliana tregon se e ka vuajtur shumë ndarjen e tyre.

Më pas ajo tregon se ka studiuar për turizëm në Itali dhe se nuk ka pasaporte shqiptare pasi i ati, i cili ka vendosur gjithmonë për të, nuk ka dashur që të ketë.
Ndërsa e pyesin për lidhjet që ka pasur, ajo tregon se para ca kohëve është ndarë nga i dashuri i saj për shkak të një tradhtie nga ana e tij. “Ai shkoi me shoqen time të ngushtë”, tregon Juliana, e cila thotë se gjithsesi nuk i vë faj ish-të dashurit për veprimin që bëri, pasi rrethanat ishin të tilla.

Pastaj Rigelsi fillon të tregojë për ish-gruan dhe ndarjen me të.

Shperndje

Related Posts

Previous
Next Post »